Suedi, 9 dhjetor NOA - Piratët e Informatikës që përkrahin Julian Assange kanë nisur një sulm në faqen e uebit të qeverisë suedeze, duke e vënë atë për orë të tëra jashtë funksionit.
Siti ka qenë jashtë funksionit për shumicën e natës mes të mërkurës dhe të enjtes dhe u kthye në normalitet vetëm në mëngjes.
Dhe mund të themi se ky nuk është fundi, për shkak se hakerat e Assange kanë paralajmëruar për sulme të reja për të “mbrojtur lirinë e internetit”. Ndër objektivat e ardhshëm, tashmë është shpallur faqja e Amazon.
r.b/NOA