English

Hapa të pashoqe

Shtetet e Bashkuara kanë bërë hapa të pashoqe gjatë vitit të kaluar për të vënë në zbatim ligjet tona anti-korrupsion dhe për t’u siguruar që kompanitë tona nuk praktikojnë ryshfetin apo praktikat e padrejta në vendet ku punojnë

Nga Hilari Rodham Klinton

Sekretare e Shtetit të SHBA

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, bashkohem me partnerët tanë anekënd botës për të shënuar 9 dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion.

Teksa vazhdojmë luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit dhe i ripërkushtohemi punës që kemi përpara, njohim edhe arritjet domethënëse të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, udhëheqësit e G20 miratuan një Plan Veprimi Anti-Korrupsion madhor për të promovuar një mjedis të hapur, bazuar mbi rregulla kudo në botë.

Zbatimi i këtij plani do të kërkojë përpjekjet bashkëpunuese mes partnerëve tanë në G20, sektorit privat, si edhe organizatave të shoqërisë civile.

Pjesëmarrja e ekonomive në rritje në G20 ka rëndësi të veçantë teksa ato hedhin themelet për breza të përkushtuar ndaj rritjes dhe begatisë së qëndrueshme.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë hapa të pashoqe gjatë vitit të kaluar për të vënë në zbatim ligjet tona anti-korrupsion dhe për t’u siguruar që kompanitë tona nuk praktikojnë ryshfetin apo praktikat e padrejta në vendet ku punojnë.

Këtë vit, edhe Shtetet Palë të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit (UNCAC) nisën procesin e rishikimit të zbatimit të traktatit.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë ndër vendet e para që po kryejnë një rishikim të tillë dhe presim me kënaqësi të punojmë me partnerët tanë në procesin e UNCAC për ta përkthyer këtë përkushtim për çrrënjosjen e korrupsionit nga një premtim në praktikë.

Korrupsioni zmbraps rritjen ekonomike, dëmton besimin tek demokracia dhe promovon një kulturë ryshfeti dhe pandëshkueshmërie që minon aftësinë për të funksionuar në botën tonë të ndërlidhur.

Çdo vend ka një rol për të luajtur teksa punojmë për të çuar përpara axhendën tonë të përbashkët anti-korrupsion dhe për të institucionalizuar standardet më të larta për transparencën.

Së bashku, ne mund të sigurojmë integritetin e tregjeve tona, të përmirësojmë institucionet tona qeverisëse dhe të rrisim shanset dhe begatinë për të gjithë qytetarët tanë.

*Fjalim i mbajtur në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare Anti-Korrupsion

KOMENTE