English

Kafja dhe sheqeri së bashku ndihmojnë kujtesën dhe përqendrimin

Barcelone 10 Dhjetor, NOA- Sipas hulumtimeve të bëra në Universitetin e Barcelonës, kafja kur pihet me sheqer është një ndihmë e vlefshme për funksionin e trurit dhe kujtesës.

Hulumtuesit spanjollë, të udhëhequr nga Dr. Josep Serra Grabulosa kanë kryer eksperimente mbi 40 vullnetarë, të gjithë të rinj, të shëndetshëm dhe konsumatorë të rregullt të kafes, duke regjistruar përmes rezonancës magnetike, ndryshimet në funksionimin e trurit të atyre që kishin marrë dozën e kafeinës dhe glukozës dhe të atyre që kishin marrë zgjidhje të tjera që përmbanin vetëm glukozë ose vetëm kafeinë.

Pas rezonancës, u vu re se veprimtaria e trurit ishte e ndryshme: te grupi i parë u demonstrua një përmirësim i vëmendjes dhe kujtesës së tyre.
Sipas studiuesve kafja dhe sheqeri së bashku rrisin performancën e përgjithshme të trurit.

"Rezultatet e studimit janë botuar në revistën “Human Psychopharmacology”.

a.e./NOA

KOMENTE