English

KESH: Bien prurjet dhe shkarkimet në HEC-e

Tiranë, 9 dhjetor, NOA - Koorporata Elektro-Energjetike Shqiptare në informacionin e saj të ri për ditën e sotme mbi situatën e fundit në hidrocentrale, ka deklaruar se është shënuar një rënie e prurjeve dhe shkarkimeve të ujërave në to.

Duke shtuar se ndryshe nga ditët e fundit, është shënuar edhe një në tërësi e nivelit të ujit të tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit.

Konkretisht, sipas informacioneve më të fundit të KESH, në liqenin e Fierzës lartësia e ujit ka arritur 189.98 metra, ndërsa kuota maksimale është 296 metra.

Kujtojmë këtu, se gjatë këtyre ditëve, lartësia e ujit ka qenë vetëm 5-6 metra larg pikës maksimale.

Ndërkaq, raportohet se prurjet janë në nivelin e 700 m3 për sekondë, ndërsa shkarkimet 1066 m3 për sekondë.
Në hidrocentralin e Komanit, raportohet se niveli liqenit ka arritur 170.77 metra, ndërsa kuota maksimale e lejuar është 175 metra.

Këtu KESH pohon se prurjet sot janë 1375 m3 për sekondë dhe shkarkimet 1408 m3 për sekondë.
Në fund, thuhet se në hidrocentralin e Vaut të Dejës niveli i ujit është 74.18 metra.

n.e/NOA

KOMENTE