Shkodër, 9 dhjetor, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim dhe forumi i saj Lëvizja Rinore për Integrim kanë dhuruar rreth 20 tonë ndihma për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër.
Shtabi i Vullnetarëve të LRI-së, i cili u ngrit pak ditë më parë për përballimin e situatës në Shkodër, ka mundësuar grumbullimin e ndihmave të ndryshme, kryesisht ushqimore.
Drejtuesit e Shtabit të Vullnetarëve deklaruan se kjo është vetëm një pjesë e ndihmave dhe kontributit konkret që është dhënë gjatë këtyre ditëve për Shkodrën dhe rrethinat që janë përmbytur.
Ndihmat janë dorëzuar dje nga përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Vullnetarëve dhe janë shpërndarë në funksion të planit të emergjenca që kanë ngritur autoritetet.
a.k/NOA