11 Dhjetori : Dita Botërore e Fëmijëve
Tiranë, 9 Dhjetor 2010 NOA - Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, Linja Ajrore Olimpike në bashkëpunim me Grupin e Hygeia ofrojnë shërbim plotësisht falas për fëmijët e pasagjerëve të Linjës së fluturimit Olympic Air, për dhe nga Tirana.
Kjo ofertë, është e vlefshme nga nesër e Premte 10 Dhjetor deri ditën e Diel, datë 12 Dhjetor dhe përfshihet një kontroll mjekësor parandalues në Spitalin Hygeia të Tiranës.
Kontrolli mjekësor përfshin: analiza pediatrike, analizë e gjakut komplet, analizë e urinës komplet, glukozë dhe Ferritin, të cilat janë të vendosura në grupin e testeve reference për fëmijën.
Kontrolli sigurohet pas lënies së takimit për ata që telefonojnë deri në 28 Shkurt 2011, duke treguar formularin përkatës që do t’ju shpërndahet gjatë fluturimit.
Fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja e botës, por veçanërisht shpresa për një të nesërme më të mirë, - thekson zyra për informim e Hygeia.
“Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve ne mendojmë se është detyra jonë të inkurajojmë familjet për të ruajtur në mënyrën më të përshtatshme pasurinë më të vlefshme të fëmijëve të tyre, shëndetin e tyre. Në fund të fundit, parandalimi është trajtimi më i mirë dhe më efektiv”, - pohojnë përfaqësuesit e Hygeia.
e.r/NOA