Tiranë, 9 Dhjetor 2010 NOA - Dita e sotme ka nisur me vranesira ne te gjithe vendin dhe shira te dobet ne Veri-Veriperëndim.
Oret e mesdites do te sjellin shtim te vranesirave dhe te shirave ne zonat e ulta dhe bregdetare ndersa pjesa tjeter e territorit do te dominohet nga mot i vranet.
Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te shtoje intensitetin e reshjeve te shiut ne te gjithe vendin serish problematike situata do te paraqitet ne veri dhe veriperendim ku qytetet si Bajram Curri, Puke, Kukes. Shkoder, Lezhë.
Por edhe qendra Kruja dhe Tirana dhe Durresi do te marrin reshje te konsiderueshme. Ndersa ne sasi me te pakta reshjet do te jene ne Juglindje te vendit.
Gjate nates duke u gdhire e premtja do te kemi reshje debore pergjate kufirit lindor te territorit shqiptar.
Temperaturat e ajrit do te qendrojne kostante si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 45 km/h dhe drejtim Jugor - Juglindore kjo do te beje qe dallgezimi ne det te arije deri ne 3 balle.
Europa
Ne Europen Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor e Verior do te kaloje nje front i ftohte i shoqeruar me nje qender te presionit te ulet atmosferik dhe per pasoje mot i paqendrueshem do te karakterizoje keto zona.
Vranesirat do te kene shtim te fuqishem te cilat do te gjenerojne reshje te dendura shiu dhe debore.
Temperaturat do te pesojne renie te ndjeshme ne te gjithe Ballkanin.
Problematike situata do te jete dhe ne Europen Veriore ku temperaturat do te pesojne nje renie te ndjeshme, reshjet e debores do te dominojne ne te gjithe veriun e kontinentit.
Temperaturat ekstremisht te ulta kane perfshire te gjithe verilindjen dhe lindjen e kontinentit ku vlera minimale ka zbritur deri ne – 20 grade Celsius ne Rusi.
Ndryshe paraqitet situata ne jugperëndim dhe Skandinavi ku moti i kthjellet do te jete dominues POR temperaturat do te jene te ulëta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ballkani perëndimor alarmon reshje shiu e debore si dhe stuhi ere;
Franca do te rrezikohet per reshje debore dhe temperatura te ulëta;
Alpet rrezikohen nga reshje debore dhe stuhi ere.
e.r/NOA