Gubbio (Itali), 9 dhjetor, NOA - Një prej pemëve më të mëdha të Krishtlindjeve është zbuluar në qytetin italian Gubbio. Pema është 800 metra e lartë dhe është zbukuruar me mbi 800 llamba, ndërsa në majë shndrit një yll i shkëlqyer, që shihet nga largësia prej 1 mijë metra.
Në fakt nuk bëhet fjalë për një pemë që qëndron në këmbë. Është një iluzion optik që krijohet natën, pasi llambat janë të vendosura në faqen e një mali.
Qytetarët e Gubbios kanë punuar shumë për tre muaj, që njërën anë të malit Ingino ta veshin me llamba dhe zbukurime duke krijuar pemën e Krishtlindjeve.
Pema ka hyrë në rekordin Gines.
a.k./NOA