English

Përmbytjet, Berisha: Situata nën kontroll

Shkodër, 9 dhjetor, NOA – Kur situata pas ditës së nëntë të përmbytjeve në Shkodër ende mbetet kritike në zona të ndryshme që ndodhen ende nën ujë edhe pas tërheqjes së tij me disa centimetra, gjatë mbledhjes këtë pasdite të Shtabit të Emergjencës Civile në Shkodër, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se edhe pse reshjet janë rikthyer në Shkodër situata është tashmë nën kontroll, pasi uji është tërhequr nga zona të ndryshme. Shefi i qeverisë theksoi se problematike për përmbytjet janë ndërtimet në basenin e Shkodrës, të cilat kanë sjellë rrudhjen e tij dhe për pasojë daljen e ujit nëpër tokat e komunave dhe fshatrave pranë tij.

Por, kryeministri i bëri thirrje banorëve të Shkodrës që përgjatë 24 orëve të mos pijnë ujin e çezmës, pa e zier më parë, pasi për shkak të përmbytjeve uji duhet të analizohet, andaj ai këshilloi që uji të zihet pasi do t’i mbronte nga sëmundjet e mundshme.

Kryeministri gjithashtu vlerësoi operacionet e shpërndarjes së ndihmave që sipas tij janë realizuar mjaft mirë, duke bërë që ndihmat të shkojnë gjithkund ku banorët kanë nevojë.

Shefi i ekzekutivit gjithashtu risolli në vëmendje edhe ndihmat e shumta që i kanë mbërritur Shqipërisë në këto ditë fatkeqësie natyrore nga shumë vende anëtare të NATO-s, por edhe BE-së, duke falënderuar mbi të gjitha qeverinë e Kosovës që dërgoi për banorët e përmbytur mbi 1 milion euro, të cilën kryeministri e cilësoi si ndihmën më të madhe që i është dhënë vendit në këtë situatë emergjence.

Ai gjithashtu nuk la pa falenderuar edhe ndihmat e dhëna nga degët e PS-së në rrethe.

Duke folur për projektet e rëndësishëm të thellimit të Bunës, të cilët do të bëjnë që Shkodra të mos përjetojë më një përmbytje të tillë në të ardhmen shefi i ekzekutivit siguroi se shumë shpejt do të ndërhyhet në thellimin e lumit Buna.Vijon...

mit/NOA
KOMENTE