English

Rama:Berisha, barsoleta në vend që të shpëtojë Shkodrën, Meta, përgjegjës për kaskadat

Tiranë , 9 dhjetor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha për papërgjegjshmëri në drejtimin e vendit. Në një konferencë për mediat, Rama ju referua barsoletës së treguar dje nga kryeministri Sali Berisha. “Berisha tregon barsoleta në vend të shpëtojë vendin”, tha Rama.

Ai u shpreh se “Ilir Meta e ka përmbytur më keq se çdo herë tjetër vendin”, duke ju referuar administrimit të kaskadave të hidrocentraleve.

Rama përmendi edhe faktin se nuk u zhvillua seanca e Kuvendit duke i hequr PS-së mundësinë për të paraqitur propozimin e saj në Kuvend.

"Sot Saliu dhe Jozefina mbyllën parlamentin për të mos u përballur me propozimin e opozitës. Faji i qeverisë nuk mbulohet duke mbyllur dritat në sallën e Kuvendit.

Të gjithë e kanë kuptuar se kjo qeveri i ka lënë në baltë. Mbyllja e parlamentit sot është shprehje kuptimplotë e kësaj zhytjeje. Sot Kuvendi duhet të diskutonte se ç’duhet bërë që të zmbrapset rikënetizimi i vendit", tha Rama.

a.k./NOA

KOMENTE