English

Romë, humb jetën për të shpëtuar macen

Romë 9 Dhjetor, NOA- "I dua dy qentë dhe dy macet e mia si të ishin fëmijë". Nuk ishin vetëm fjalë, ato që thoshte muzikantja Maya Mayhem.

Dhe e tregoi. Një javë para ditëlindjes së saj të 39-të, banorja e Nju Jorkut e cila ishte transformuar në Romë, ishte viktimë e një aksidenti që i mori jetën. Ajo ishte në stacionin Casilina, me një nga macet në krahët e saj, kur macja kërceu drejt binarëve dhe Maya vrapoi pas saj për ta shpëtuar. Në Facebook, në faqen e saj, fjalët e fundit të shkruara nga Mayhem ishin: "Faleminderit për kohën tuaj, tani dilni e përpiquni të ndihmoni dikë ose diçka ...". Dashuria për kafshët u reflektua dhe në stilin e jetës së saj; vegjetariane prej 23 vitesh, ajo kishte lëshuar apelin: "Pushoni së ngrëni mishin e kafshëve".


Maya kishte një ëndërr të madhe: muzikën.

a.e./NOA

KOMENTE