Uashington, 9 dhjetor, NOA – Sektori më i korruptuar në jetën e Kosovës, është ai i partive politike. Një fakt të tillë e konfirmon raporti më i fundit, i publikuar nga organizata "Transparency International", i titulluar “Barometri Global i Korrupsionit 2010”.
Në faqet e tij, Kosova ka marrë vlerësimin me notën 4.2 nga 3.8, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa shton se pas partive politike, është sistemi gjyqësor ai që është më i korruptuari, me notën 4.1.
Për të arritur në këtë përfundim, organizata "Transparency International" ka kryer anketime të caktuara në 86 vende të botës, mes tyre edhe me Shqipërinë.
Ato vlerësuan se pikëpamjet mbi trendin e korrupsionit janë më negative në Evropë dhe Amerikën veriore, ku 67% vlerësojnë se korrupsioni ka shënuar rritje.
n.e/NOA