English

Topi në Gjadër: Ushtarakët kanë përmbushur misionin e tyre

Lezhë, 9 dhjetor, NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi ka vizituar sot bazën operacionale të Gjadërit në Lezhë, nga ku po zhvillohen operacionet ajrore për furnizimin me ndihma të rreth 14 mijë personave të evakuuar në zonën e Shkodrës.

Kreu i shtetit ka mbërritur para pak minutash në Gjadër dhe është takuar me drejtuesit e operacioneve dhe efektivat e lartë ushtarake.

Po ashtu kreu i shtetit është takuar dhe me ushtarakët grekë dhe turq që kanë marrë pjesë në misionet për evakuimin e banorëve dhe transportimin e ndihmave ushqimore.

Kreu i shtetit ka përgëzuar trupat ushtarake për këtë ndërhyrje mjaft profesionale. Ai u shpreh se misionet e tyre kanë qenë mjaft deçizive për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Topi shoqërohet në këtë takim nga ministri i Brendshëm, Lulzlm Basha, zëvendësministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Maksim Malaj.

a.k/NOA

KOMENTE