English

UEFA vëzhgon rreptësisht Murinjon

Spanjë, 9 dhjetor NOA - Mourinho do të vëzhgohet në mënyrë tepër të rreptë nga UEFA në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve që do të luajë Reali i Madridit.

Kështu, UEFA ka pohuar se tekniku portugez nuk do të japë asnjë lloj udhëzimi gjatë garave që është pezulluar dhe do të qëndrojë në tribunë.

Organizata ndërkombëtare sportive është treguar tepër e rreptë në këtë aspekt. Rregulli thotë se nuk lejohet asnjë lloj komunikimi ndërmjet trajnerit dhe ekipit.

Për këtë arsye Murinjo do të jetë në një vëzhgim tepër të rreptë.

r.b/NOA

KOMENTE