Tiranë, 9 Dhjetor 2010 NOA - Me ALBtelecom të gjithë festojnë gjatë dhe ndajnë gëzimin bashkë. Gjiganti i telefonisë fikse sjell oferta fantastike për të gjithë pajtimtarët familjarë të telefonisë fikse, duke u mundësuar të flasin gjatë dhe lirë më të gjithë të afërmit e tyre jashtë Shqipërisë.
Duke filluar nga data 1 Dhjetor 2010 deri më 15 Janar 2011 ALBtelecom sjell çmime të pabesueshme për telefonatat ndërkombëtare. Përmes ofertës më të fundit me 8 Lekë për minutë, për thirrjet ndërkombëtare drejt Zonës 1 komunikimi me miqtë dhe të afërmit që ndodhen jashtë Shqipërisë është më i lehtë dhe më i lirë.
Tarifa 8 Lekë/ minutë do të jetë e vlefshme për të gjitha thirrjet drejt operatorëve fiks në Greqi, Itali, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Angli, Gjermani, Francë, Turqi, Hungari, Kroaci, Zvicër dhe Bullgari.
Të njëjtat tarifa do të jenë edhe për të gjitha thirrjet edhe drejt operatorëve Fiks dhe GSM në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Kjo ofertë do të jetë e njëjtë për të gjitha brezat orare, duke u mundësuar pajtimtarëve familjarë të komunikojnë më të afërmit e tyre në çdo orë dhe çdo kohë gjatë 24 orëve pa menduar për koston.
Nga kjo ofertë përfitojnë edhe pajtimtarët e paketës FOLFIKS1500. Pasi të kenë konsumuar limitin e tyre prej 30 minutash, pjesë e ofertës FOLFIKS1500 për thirrjet ndërkombëtare drejt Zonës I, pajtimtarët e kësaj paketë do të mund të flasin për 8 Lekë në minutë.
Për të përfituar nga kjo ofertë abonentët nuk kanë nevojë të kryejnë asnjë procedurë regjistrimi. Tarifat do të aplikohen automatikisht nga data 1 Dhjetor 2010 deri në datë 15 Janar 2011.
Duke filluar nga data 16 Janar 2011, me përfundimin e ofertës për të gjithë pajtimtarët familjarë, ALBtelecom do të aplikojë tarifat standarde të Zonës I.
Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme për çdo shërbim që lidhet me telefoninë fikse, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks, ose 04 22 00 123 nga numrat e tjerë.
Gjithashtu për informacion më të detajuar rreth kësaj oferte dhe ofertave të tjera të kompanisë ju mund të klikoni spotin publicitar të ALBtelecom tek NOA që gjendet në fund të këtij lajmi.
e.r/NOA