English

Wikileaks zbulon sekretet e Buçkovskit, bllokoi hetimin në Hagë

Shkup, 9 dhjetor, NOA - Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski personalisht është angazhuar në Gjykatën e Hagës për të mos lejuar hetimin e katër rasteve të denoncuara në këtë gjykatë për krime lufte gjatë konfliktit në vitin 2001 gjatë vitit 2006.

Ndërhyrja është faktuar nga telegramet sekrete të Ambasadës amerikane në Shkup të dërguara në qendër, në Uashington, të cilat janë bërë publike nga Ëikileaks.

Sipas këtyre dokumenteve Prokurori Publik Aleksandar Përçevski nga fundi i shkurtit të vitit 2006 ka caktuar takim me përfaqësues të lartë të Prokurorisë së Hagës në të cilën duhej të kërkohej zgjatja e hetimit të katër dosjeve për krime lufte në konfliktin e vitit 2001, për të cilat Tribunali vendosi të mos zhvillohet procedurë.

Buçkovski i ka kumtuar Millovanoviçit se Përçevski ka insistuar të kërkojë vetëm premtime verbale për kthimin, sepse është frikësuar se çfarëdo lloj dokument i shkruar ose dokument në këtë temë do të keqpërdoret nga opozita e atëhershme e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja për sulme ndaj Qeverisë se është shumë e butë ndaj shqiptare.

a.k/NOA/INA

KOMENTE