English

Zbardhet takimi, Topi dhe Selami biseduan për situatën emergjente në Shkodër

Tiranë, 9 dhjetor, NOA Update – Diskutimi rreth situatës emergjente kryesisht në Shkodër ditët e fundit, ka qenë boshti kryesor rreth së cilës u vërtit takimi i kryer sot mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe pjesëmarrësit e lëvizjes studentore dhe ish-drejtuesin e lartë të Partisë Demokratike, Eduard Selami.

Mësohet se ky i fundit, është rikthyer në Shqipëri me rastin e 20-vjetorit të fillimi të Lëvizjes Studentore më 8 Dhjetor 1990.

Burimet zyrtare të Presidencës, konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, se gjatë takimit të përbashkët, kreu i Shtetit shqiptar dhe ish-politikani i njohur i viteve ’90-të, shkëmbyen mendime dhe pikëpamje mbi rrjedhën dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit, forcimin e institucioneve të pavarura dhe shtetit të së drejtës, arritjet e vendit në drejtim të integrimit euro-atlantik.

Sikundër, biseduan edhe mbi sfidat me të cilat duhet të përballemi në të ardhmen me synim përmbushjen e plotë të aspiratave të popullit shqiptar për t’u bërë anëtarë të denjë të familjes së madhe evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE