English

Antarktidë, kozmonauti prej akulli fluturoi nga fundi i botës

TE GJITHA FOTOT, TE GALERIA

Antarktidë, 10 dhjetor, NOA - Me hedhjen e parë të realizuar ndonjëherë nga mali më fantastik, por gjithashtu që paraqet një shkallë shumë të lartë vështirësie në të gjithë Antarktidën, sportisti rus i disiplinës BASE Jump, shënoi një tjetër arritje në karrierën e tij të sporteve ekstreme.

U deshën tre javë përgatitje në kushte mjaft të vështira për ngjitje, duke theksuar temperaturën që ishte -30 gradë.

Është shumë e vështirë të mendosh një skaj më të largët në glob se Malet Drygalski. sportisti profesionit, Valery Rozov, ndjehu një tërheqje magjike me këtë vend në Queen Maud Land, në Antarktidën Lindore.

Malet lartësoheshin si dhëmbët e kafshëve të egra nga mijëra-metra trashësi dëbore. Rozov kërkoi pikën më të lartë, Ulvetanna, për t’u ngjitur dhe më pas realizoi këtë hedhje spektakolare.

Sportisti rus ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës vitet e fundit me kërcimet e tij BASE Jump, duke përfshirë këtu edhe hedhjen nga pika më e lartë në Evropë, nga mali Elbrus, ose kohët e fundit hedhja në vullkanin aktiv Kamchatka.

Në projektin e tij më të fundit, “Red Bull Antarctica”, ekipi përbëhej nga tetë persona: nga Rusia, Serbia, Zvicra dhe Turqia dhe Rozov nuk ishte vetëm protagonist, por mbi të gjitha udhëheqës i projektit.

Rrugëtimi ishte shumë i gjatë.

“M’u duk vetja si një kozmonaut, ose një yll i huaj”, tha Rozov, duke përshkruar kushtet, ku temperatura luhatej në minus 30 gradë dhe dielli qëndronte lart për 24 orë.

Pas dy javëve përgatitje, Rozov u ngjit në 1.000-metra faqe mali, së bashku me kolegun e tij Alexander Ruchkin dhe fotografin Thomas Senf.

Me kostumin e tij me krahë, ai fluturoi për 45 sekonda përpara shkëmbinjve dhe më pas zbriti me parashutë.

Ndërkohë që skuadra ishte në pritje të aeroplanit që do ti transportonte dhe moti ishte mjaft i paqëndrueshëm, Rozov në mënyrë krejt spontane vendosi të ngjitej edhe në dy male të tjera - Mali Tungespissen (2,277 metra) dhe Holtanna (2,650 metra), i cili është mali i vetëm në Antarktidë nga ku është realizuar një BASE jump.

“Ishte si një udhëtim në një planet tjetër“ tha Rozov pas përmbushjes së këtij misioni. “Ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe më ka dhënë një ndjesi gëzimi që do zgjasë shumë.“

*BASE është një akronim që përcakton katër kategori objektesh fikse nga ku mund të realizohet një BASE Jump (hedhje): B për buildings – ndërtesa, A për antennae - antena, S për shans – hapësira dhe E për earth – tokë/shkëmbinj.

n.e/NOA

TE GJITHA FOTOT, TE GALERIA

KOMENTE