English

Berisha: Gratë më të shkolluara se burrat, por ende dhunohen prej tyre

Tiranë, 10 dhjetor, NOA – “Dhuna ndaj grave bën aspektin më të përhapur dhe më çnjerëzor nga të gjitha format e tjera të dhunës. Ajo i ka rrënjët për fat të keq në patriarki dhe duhet dënuar”.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë një konference të posaçme për dhunën ndaj gruas, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke cilësuar faktin se duhet të angazhohemi të gjithë në kuadrin e saj, duke tentuar një jetë sa më qytetare dhe dinjitoze për gratë shqiptare.

“Ju sot merrni rrogën tuaj, jeni më të shkolluara se burrat, ky është një fakt. Mos e sakrifikoni për asgjë karrierën tuaj”, u ka lënë ai porosi ai grave shqiptare

Duke shtuar faktin se që nga librat e shenjta të cilët bëjnë me faj Evën, nis një sagë e pafundshme dhimbjesh, që kulmon me një dhunë të pashtershme ndaj grave.

“Rreth 500-600 mijë përdhunime në vit numërohen në të gjithë botën, pikërisht për gratë, shërbimi i të cilave në një shoqëri është i pallogaritur”, tha më tej kryeministri.

Në fund, ai shtoi se kjo dhunë ka të bëjë me emancipimin e burrave dhe çlirimin e tyre nga ato doktrina që u konsoliduan atyre patriarkinë, patriarki e cila i shndërroi gratë në skllave.

n.e/NOA

KOMENTE