English

Berisha: Operacioni më i madh humanitar në Shkodër, 800 tonë ndihma

Tiranë, 10 dhjetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se do të merren të gjitha masat për kapërcimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar nga përmbytjet. Ai tha se është bërë një prej operacioneve më të mëdha.

“Në një hark kohor të shkurtër janë shpërndarë mbi 800 tonë ndihma ushqimore dhe ujë për njerëzit dhe mbi 500 tonë ushqim për bagëtinë dhe ndihma të tjera. Janë ndihmuar në total rreth 10 mijë familje. Janë evakuar mbi 12 mijë qytetarë”, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.

Ai u shpreh se ky operacion i madh do të qe i pamundur pa shkallën e përgjegjshmërisë së së qytetarëve në këto zona.

Kreu i qeverisë shprehu vlerësime dhe për punën e deputetëve duke përfshirë këtu dhe ata të opozitës. “Dua të falënderoj deputetët, të gjithë spektrit, natyrisht jo ata që shkojë për të bërë mbledhje dhe grushte në mbledhje partie”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë shpreh vlerësimin për punën e bërë nga institucionet. “Falenderoj të gjithë punonjësit, forcat e armatosura, policisë, emergjencë civile, rezervave të shtetit, sistemit të shëndetësisë, të arsimit për punën me vetëmohim që kanë bërë nën drejtimin tuaj dhe të qeverive vendore për përballimin e kësaj situate”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE