Durrës, 10 dhjetor, NOA – Një banor i lagjes 13 në Durrës ka njoftuar policinë në orët e para të mëngjesit, se poshtë ballkonit të tij ndodhej një çantë e zezë.
Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forca të policisë.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se në çantë ndodhej një sasi bime me ngjyrë jeshile, me karakteristika të njëjta me ato të bimës narkotike kanabis sativa, e cila rezultoi në peshën e 936.7 gramëve, si dhe një armë zjarri, pushkë 20-tëshe pa krehër.
Nga ana e policisë po punohet sakaq për identifikimin e personit përgjegjës, si dhe sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.
Materialet proceduriale për veprat penale të prodhimit, shitjes së lendeve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA