2011 minuta falas për 2011 klientë Vodafone çdo muaj të vitit 2011
Tiranë, 10 Dhjetor 2010 NOA - Festat e fundvitit po afrojnë dhe bashkë me to nisin ofertat speciale nga kompania Vodafone Albania. Në këtë fundviti Vodafone sjell disa oferta fantastike në treg për ta pritur Vitin e Ri me sa më shume festë dhe komunikim.
Duke filluar nga 6 Dhjetori dhe deri në fund të këtij viti, të gjithë abonentët Vodafone Card dhe Vodafone Club, të cilët kryejnë një rimbushje me 500 lekë apo më shumë nëpërmjet shërbimit E-Top Up do të bëhen automatikisht pjesëmarrës në shorteun e datës 31 Dhjetor ku 2011 abonentë Vodafone do të përfitojnë 2011 minuta komunikimi falas për t’u konsumuar çdo muaj gjatë gjithë vitit 2011.
Sa më shumë rimbushje të tilla të kryhen aq më shume rriten shanset për t’u bërë fitues. Dhe jo vetëm kaq. Për çdo ditë të shorteut Vodafone do të dhurojë një telefon Samsung Galaxy Tab me të cilin abonentët fitues mund të përdorin mundësitë e pafundme që ofron shërbimi i ri 3G që do të fillojë të jetë i pranishëm për pak javë.
Nxitoni të bëheni edhe ju pjesë e promocioneve të Vodafone dhe të përfitoni nga ofertat e pafundme dhe surprizat e njëpasnjëshme për ti bërë vetes suaj dhuratën e parë të ketyre festave.
e.r/NOA