English

Gorbaçovi kritikon Putinin për korrupsionin dhe mungesën e demokracisë

Moskë, 10 dhjetor, NOA - Ish udhëheqësi sovjetik, Mikail Gorbaçov, tha se tendencat anti-demokratike në Rusi po kërcënojnë stabilitetin e vendit. Komentet e Gorbaçovit u bënë në një artikull të publikuar në "Novaja Gazeta".

Në artikull Gorbaçovi shkruan për zgjedhjet e pandershme, tkurrjen e lirisë së mediave, korrupsionin e gjithgjendshëm, dhe mungesën e një konkurrence politike, të cilat kanë ngadalësuar zhvillimin e Rusisë.

Ish udhëheqësi sovjetik tha se tendencat e tilla u bënë më të dukshme në vitet 2005-2006, koha kur Putini ishte në mandatin e dytë presidencial.

NOA

KOMENTE