Londër, 10 dhjetor NOA - Sadie Frost, ish gruaja e Jude Law, ka ndërmend të festojë krishtlindjet në prani të fëmijëve dhe të aktorit britanik, që ka qenë dhe ish bashkëshorti i saj.
“Do të shkojmë tek Jude për Krishtlindje”, - tha Frost, aktore, shkrimtare dhe stiliste e Examiner.
“Do të gatuajë për ne dhe mendoj se Sienna nuk do të jetë”, - shtoi ajo duke theksuar se ka një familje të sajën. Kjo nuk është hera e parë që ish-gruaja e Jude lëshon këto lloj deklaratash në drejtim të Sienna Miller, të dashurës së re të Jude Law.
E vërteta është se ish-gruaja e aktorit nuk i ka fshehur asnjëherë ndjenjat e saj të vërteta, sa herë që Millertakonte fëmijët e saj që ka me Jude.
r.b/NOA