Torino, 10 dhjetor NOA - “Duhet të kujtohemi gjithmonë se jemi Juventus dhe duhet të përpiqemi për të fituar diçka këtë vit”. Jo keq ky, i parë si mesazhi i përshëndetjeve në drejtim të ekipit dhe stafit teknik.
Kjo u tha gjatë drekës së Krishtlindjeve nga Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, i cili sipas fjalëve të tij, ka qenë tepër i mërzitur dhe i zhgënjyer nga largimi i papritur nga skena e Europa League.
E gjitha kjo, pavarësisht nga kushtet e këqija të klimës të cilat rezultuan vendimtare në ndeshjen me Lech Poznan.
r.b/NOA