English

KESH: Shkarkimet në HEC-e, vazhdojnë të jenë më të larta se prurjet

Tiranë, 10 dhjetor, NOA - Korportata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se megjithë uljen e nivelit të ujit në kaskadat e hidrocentraleve, shkarkimet prej tyre vazhdojnë që të jenë më të mëdha se prurjet.

Konkretisht, KESH raporton se në HEC-in e Fierzës, shkarkimet janë më të mëdha se prurjet; në Koman të gjitha prurjet natyrore shkarkohen; ndërsa në Vaun e Dejës shkarkohet gati gjysma e prurjeve natyrore.

Ndër të tjera, KESH pohon se referuar statistikave, në HEC-in e Fierzës, niveli i liqenit është në kuotën 289.34 metra, prurjet 540 m3 /sek dhe shkarkimet 1100 m3/sek.

Kurse Në HEC-in e Komanit, niveli i liqenit ka arritur 170,60 metra, prurjet 1200 m3/sek dhe shkarkimet 1260 m3/sek.

Në fund, në HEC-in e Vaut të Dejës, raportohet se niveli i ujit është 74,23 metra, prurjet 1400 m3/sek dhe shkarkimet 900 m3/sek.
n.e/NOA

KOMENTE