Tiranë, 10 dhjetor, NOA – Këshilli i Ministrave miratoi sot dëmshpërblimin financiar për 511 ish të dënuar politikë të regjimit komunist.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme dhe parashikon dhënin e parave në bazë të kritereve të përcaktuara nga Ministria e Drejtësisë
Sipas sqarimit të Kryeministrisë vendimi është marrë në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”.
Ky është vendimi i tetë me objekt përcaktimin e masës konkrete dhe dhënien e dëmshpërblimit financiar. Vendimi përcakton masat e dëmshpërblimit për 511 ish të dënuar politikë, në vlerë rreth 2 miliardë lekë.
a.k./NOA