English

Naomi Campbell shtyn ditën e martesës

Rusi, 11 dhjetor NOA - Dita e shumëpritur e martesës me miliarderin rus Vladislav Doronin duhej të ishte 7 dhjetori. Por Naomi Campbell duhet të presë ende.

Arsyet për anulimin kanë pasur të bëjnë me pritjen e madhe që iu bë kësaj ngjarje: top modelja faktikisht dëshironte diçka private, por lajmi ka bërë një xhiro në mbarë botën.

Ky, të paktën ka qenë versioni i dhënë nga gazeta Al Wafd.
Lajmi i martesës u bë i ditur një muaj më parë nga e përditshmja Al Ahram Kairo.

Gazeta citonte edhe një rezervim për një muaj mjalti në luksozin Pallatin e Dimrit, të ndërtuar në vitin 1886 në një kopsht tropikal në zemër të Luxor.

r.b/NOA

KOMENTE