English

Në Maqedoni nuk respektohet gjuha shqipe

Tetovë, (Maqedoni) 10 dhjetor, NOA - Gjuha shqipe sërish injorohet në mes të Tetovës, kurse transparenca e komunave matet vetëm me publikimet në mediet nacionale në gjuhën maqedonase.

Kështu ka ndodhur gjatë një prezantimi të hulumtimeve të bëra në komunat, Bërvenicë, Jegunoc, Zhelinë, Tetovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçisht etj, nga ana e Forumit për Hulumtime dhe shoqatës Civica. Këto janë komuna me shumicë shqiptare, por kur bëhet fjalë për këto dy organizata gjuha shqipe nuk ekziston.

Forumi për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentim, dhe organizata Civica, totalisht kanë bojkotuar gjuhën shqipe edhe në raste kur hulumtimet i bëjnë në terren me shumicë shqiptare.

Kështu sot, ky forum dhe kjo organizatë, në Tetovë, në një pres konferencë për gazetarë kanë prezantuar të dhënat e hulumtimeve të bëra nëpër njësitë e vetëqeverisjes lokale (komuna) për transparencën e tyre ndaj qytetarëve.

Prezantimi i të dhënave të tyre është bërë vetëm në gjuhën maqedonase, materialet kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa edhe vetë pres konferenca e tyre e Sllagjan Panev-it dhe Aleksandar Pisarevit, nga forumi dhe civica, kanë qenë pa përkthim.

Arsyetimi i tyre i vetëm ka qenë se është lëshime teknik dhe në organizatat e tyre nuk kanë shqiptarë. Në nënpyetjen e gazetarëve se hulumtimi është bërë në komuna me shumicë shqiptare, ata në mungesë të përgjigjes adekuate kanë ngritur supet duke pranuar gabimin.

NOA/INA

KOMENTE