Tiranë, 10 Dhjetor 2010 NOA - Dita e nesërme, e shtunë, pritet të karakterizohet nga nisje me mot te kthjellet ne bregdet dhe zonat e ulta ndersa me vranesira dhe reshje te dobeta debore ne zonat malore pergjate kufirit lindor.
Oret e mesdites do te jene me diell ne te gjithe vendin por temperaturat do te jene te ulta.
Shqipëria
Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Moti Neser– E shtune,11 dhjetor 2010
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne ultesiren perendimore ndersa ne pjesen tjeter te territorit do te kete alternime te kthjellimeve dhe vranesirave te here pas-hereshme.
Kushtet e motit te kthjellet dhe temperaturave te ulta do te na shoqerojne edhe gjate nates.
Temperaturat e mengjesit do te pesojne serish renie me 6 grade por edhe mesdita do te sjelle renie me 4 grade te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 50 km/h dhe drejtim Lindor ndersa dallgezimi ne det do te jete deri ne 5 balle.
Europa
Moti Neser– E shtune, 11 dhjetor 2010
Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe temperaturat ekstremisht te ulta.
Ne verilindje te kontinentit do te vendoset nje qender me presion te ulet atmosferik e cila do te sjelle vranesira te fuqishme dhe reshje te dendura debore.
Problematike situata do te jete edhe ne Europen Qendrore dhe ne Alpet Europiane pasi nje qender ciklonare e zhvendosur ne ato zona do te sjelle me vete reshje debore, temperatura ekstermisht te ulta dhe stuhi te forta ere.
Ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E shtune, 11 dhjetor 2010
Europa Verilindore alarmon rreshje debore, stuhi te forta ere;
Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;
Europa Qendrore rrezikohet nga reshje debore dhe temp te ulta.
e.r/NOA