English

Parashikimi i motit për sot, ofruar nga NOA dhe MeteoAlb

Tiranë, 10 Dhjetor 2010 NOA - Masat ajrore te paqendrueshme edhe sot po e dominojne te gjithe territorin shqiptar.

Kurse temperaturat e ajrit do te pesojne renie te ndjeshme ne te gjithe vendin.

Kjo per shkak te qarkullimt te masave ajrore nga verilindja e kontinentit.

Vranesira dhe shira do te kete ne pjesen me te madhe te vendit, here pas here te shoqeruar me shkarkesa rrufesh.

Ne zonat malore lindore si edhe ne zonat malore ne qender te vendit do te kete reshje te pakta debore.

Ne mesdite do te kemi dobesim te ndjeshem te reshjeve te shiut dhe debores.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te sjelle permiresim te kushteve atmosferike duke bere qe reshjet e shiut dhe te debores te largohen gradualisht nga territori duke u zhvendosur ne ekstremin verior dhe jugor.

Mbremja dhe nata largon reshjet nga i gjithe vendi.

Temperaturat e mengjesit do te pesojne 6 -7 grade por edhe mesdita do te sjelle renie te ndjeshme te temperaturave ne vend.

Kjo renie do te jete me 6 grade ne te gjithe territorin shqiptar.

Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det duke arritur shpejtesine 65 km/h problematike era do te jete ne detin jon ku shpqejtesia do te arrije edhe 75 km/ h. Drejtimi i eres do te jete Lindore - Verilindore dhe dallgezimi do te arrije deri ne 7 - 8 balle.

Europa

Nje qender ciklonare do te vendoset ne rajonin e Mesdheut me shtrirje ne Ballkanin juglindor kjo qender ciklonare e shoqeruar nga nje front i ftohte atmosferik do te sjelle kushte instabilizueze ne rajon dhe ne Ballkan.

Vranesirat do te fuqizohen duke sjelle reshje te dendura shiu e debore.

Temperaturat do te pesojne nje renie te ndjeshme sidomos ne gadishullin e Ballkanit.

Ne kushtet e vranesirave dhe reshjeve te konsiderueshme te debores do te jene vendet ne Europen Verilindore si dhe zona e Alpeve.

Ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira te here pas hershme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Mesdheu Lindor alarmon rreshje debore dhe temp te ulta;

Austria alarmon per reshje debore dhe ere te forte;

Estoni dhe Lituani rrezikohet nga reshje debore dhe stuhi ere.

e.r/NOA

KOMENTE