Shkodër, 10 dhjetor, NOA – Situata më e fundit në Qarkun e Shkodrës, raportuar nga burimet e ministrisë së Brendshme, tregon sesi uji është tërhequr goxha, duke pakësuar nivelin e përmbytjeve, ndërsa kuota në Dajç është 7.4 metra.
Sa i përket shpërndarjes së ndihmave, mësohet se janë shpërndarë 5 automjete me ndihma, ndërsa në Dajç janë shpërndarë 8 helikopterë me ndihma, në Bushat janë shpërndarë 4 varka me ndihma, ndërsa në Anën e Malit, janë shpërndarë 5 ton ndihma ushqimore.
Mësohet se ka rënie nga 15 deri në 18 cm në lagjen Xhabije, rreth 10 deri ne 12 cm ne lagjen Tophanë dhe rreth 4 deri ne 5 cm ne lagjen Kiras.
Ndërsa vazhdojnë të jeneë të përmbytura zonat e Kirasit, Livadeve dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ahmet Haxhija, Ajasem, Iliria, Bahçallëk dhe pjesërisht lagjia Shirokë.
Ndërsa aksi rrugor Xhabiej-Ura e Bunës, vazhdon të jetë i përmbytur nga uji dhe është i kalueshem vetëm nga mjetet e rënda të transportit.
Komuna Ana-Malit
Niveli i ujit ka rënë rreth 16 - 17 cm. Akset rrugore në këtë komunë janë të kalueshme me mjete te vogla nga Zusi-Muriqan. Vazhdojnë të jenë të përmbytura fshatrat Obot dhe Goricë.
Komuna Bushat
Uji ka rënë rreth 10 cm. Vazhdojnë të përmbytura fshatrat Fshat i Ri, Mali i Jushit, Trush i Poshtëm dhe Hoten. I bllokuar është aksi rrugor Rranza-Mali i Kolaj dhe KryeBushat – Bishti i Jukës.
Komuna Bërdicë
Akset rrugore Harku i Bërdicës - Bërdicë dhe Trush-M.Hebe janë të hapura për të gjitha automjetet deri tek kthesa e Dajçit. Rruga për në fshatin Trush është e kalueshme me mjete e larta dhe te mesme.
Komuna Dajç
Akset Gramsh – Dajç,Suka-Dajç, Suka - Gramsh, janë të kalueshme me mjete te larta dhe zetor.
Situata ka patur një përkeqësim të vogël pasi niveli i ujit është rritur me rreth 10 deri ne 15 cm por nuk ka patur asnjë problem ne lidhje me përmbytjet në këtë komunë. Aksi rrugor Varrezat e dëshmorëve – Kuç është i kalueshëm me mjete te larta.
Komuna Velipojë
Rrugët që lidhin Velipojë me Shkodrën janë bllokuar, kurse rrugët me fshatrat përreth janë të kalueshme. Transporti me mjete lundruese dhe nga ajri, me Shkodrën. Etj.
n.e/NOA