Kore, 10 dhjetor NOA - Rikthehet tensioni i lartë mes dy Koreve. Koreja e Veriut njofton se do të veprojë me anë të potencës së saj nukleare për tu mbrojtur nëse sulmohet.
Në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve Interfax, ka qenë vetë ministri i jashtëm i Koresë së Veriut Ui Chun që ka njoftuar për këtë fakt.
“Ne jemi të bindur – shtoi Pak – për zgjedhjen tonë në favor të drejtësisë, duke ndjekur një politikë të forcimit universal të potencialit tonë të mbrojtjes".
“Besojmë - tha ministri Phenianit - që deri sa Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nuk do të ndalet në politika e tyre armiqësore ndaj Republikës demokratike koreane, do të jetë absolutisht e pamundur për të hequr tensionin nga gadishulli i Koresë”.
r.b/NOA