English

Super mashtrimi me kartat e telefonisë, arrestohen 11 persona, vodhën 26 milionë euro

Prishtinë, 10 dhjetor, NOA – Rreth 11 persona, me manipulimin e kartave të telefonisë celulare dhe shërbimit telefonikë fiks, kishin arritur të vidhnin 26.1 milionë euro në tre vite.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë raporton se sot në Kosovë janë arrestuar 11 persona që kanë manipuluar të dhënat e shërbimeve telefonike duke i shkaktuar një humbje kolosale institucioneve të Kosovës.

Operacioni “SIM to SIM” është organizuar nga 140 policë në 8 qytete të Kosovës. Të arrestuarit janë; Fatmir K. nga Gjilani, Artan A. nga Gjilani. Nexhat U nga Prishtina, Burim Sh. nga Gjilani, Latif B. nga Prishtina, Driton B. nga Fushë Kosova, Edon A. nga Prishtina, Miftar L. nga Mitrovica, Bekim K. nga Gjilani, Nastret H. nga Mitrovica dhe Bashkim P. nga Peja

Personave të arrestuar veproni me disa pajise të sofistikuara për kalimin e impulseve nga njëra kartë në tjetrën.

Pajisjet që përdornin kanë një vlerë prej 1 milionë eurosh.

Personat e arrestuar me anë të veprave penale me qëllim të përftimit të kundërligjshëm kanë marrë me dhjetëra miliona euro PTK-në dhe operatorët legalë të telefonisë mobile në Kosovë.

Sipas një raporti zyrtar vlera e dëmeve të konfirmuara prej vitit 2007 deri më tani është 450.000€ në muaj që d.m.th për katër vite vlera e përgjithshme e dëmeve arrin në 21.6 milionë euro.

Sistemi SIM to SIM mundëson komunikimin telefonik në mënyrë të tillë, që rrjeti ndërkombëtar telefonik mes dy shteteve zëvendësohet plotësisht me komunikim nëpërmjet rrjeteve ilegale. Kjo vjedhje realizohet nëpërmes të ashtuquajturve “Sim Boxe”.

a.k/NOA

KOMENTE