Londër, 11 dhjetor NOA - Taksitë e Londrës duke filluar që nga dita e djeshme janë pajisur me një lexues kartash krediti, përmes së cilës mund të bëhet dhe pagesa në mënyrë automatike udhëtimet, thjesht duke kaluar kartën, në këtë pajisje.
Gjithçka duhet thënë se është arritur në sajë të teknologjisë “contactless”, ku tashmë janë pajisur të gjithë konsumatorët britanik.
Sistemi është testuar aktualisht në 80 taksi në kryeqytet, që do të lejojnë për të paguar deri në shumën e 15 sterlinave.
Megjithatë Viza ka bërë të ditur se ka ndërmend ta zgjerojë këtë shërbimin deri në vitin 2012.
r.b/NOA