Tiranë, 10 Dhjetor 2010 NOA - Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, u shpreh sot e gatshme te ofroje ndihmen e saj te kualifikuar per te gjithe tatimpaguesit, per te realizuar perfundimisht kete proces, i cili eshte i pakthyeshem dhe ofron nje standart bashkekohor ne marredheniet e Administrates tatimore me te gjithe tatimpaguesit.
Kurse bëri të ditur se Administrata Tatimore ne plotesim te detyrimit ligjor per te informuar tatimpaguesit rikujton edhe nje here subjektet e biznesit te vogel se afatet e percaktuara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 781 datë 14.11.2007, per instalimin e paisjeve fiskale, nuk kane ndryshuar.
Data 31 Dhjetor 2010 eshte afati i fundit, brenda te cilit tatimpaguesit qe kane detyrim ligjor të përdorin pajisje fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe të lëshojnë në mënyrë të detyrueshme kuponin tatimor, duhet te instalojne pajisjet fiskale.
Gjithashtu, ne baze te Ligjit nr. Nr. 10 354, datë 18.11.2010, te gjithe tatimpaguesit, te cilet kanë detyrimin për instalimin e pajisjeve fiskale dhe kanë bërë pagesën e blerjes së pajisjes së parë fiskale deri në datën 28.2.2011 nga “Shoqëritë e autorizuara sipas kontratës përkatëse”, iu rimbursohet pagesa deri ne në shumën 44 000 (dyzet e katër mijë) lekë.
Edhe bizneseve që operojnë në fushën e transportit, përcaktuar në shtojcën 5 të këtij ligji, dhe që kanë detyrimin për t’u pajisur me taksimetër, i rimbursohet pagesa e bërë për blerjen e taksimetrit, sipas kontratës përkatëse, deri në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë. Ne baze te ketij Ligji, rimbursimi kryhet në çastin e pagesës së këstit/kësteve pasardhës/pasardhëse të taksës së biznesit të vogël.
Administrata tatimore i kujton nepermjet ketij komunikimi edhe nje here te gjithe tatimpaguesve te regjistruar ne biznesin e Madh ne te gjithe Shqiperine si dhe ne biznesin e vogel, qe ushtrojne veprimtari ne bashkite Tirane, Durres, Vlore, Gjirokaster, Fier, Lushnje, Berat, Sarande, Korce, Pogradec, Elbasan, Shkoder dhe Lezhe si dhe ne komunat Shengjin, Golem, Rashbull, Orikum, Himare dhe Ksamil se afati i detyrueshem per instalimin e pajisjeve fisakle ka perfunduar.
Te gjithe tatimpaguesit, per te kontraktuar dhe instaluar pajisjet fiskale duhet te drejtohen vetem ne shoqerite e autorizuara per shperndarjen dhe asistencen teknike te tyre, te cilat jane AED, BNT, IVA ELEKTRONIK, dhe CKV NOKI ALBANIA.
Ne linkun Pajisje Fiskale, ne faqen zyrtare te internetit te Administrates Tatimore, tatimpaguesit mund te gjejne te publikuar informacion mbi kontaktet dhe adresat e shoqerive te autorizuara si edhe listen e pajisjeve fiskale per cdo shoqeri, te certifikuara nga Komisioni i Ministrise se Financave.
Deri tani jane instaluar 26 454 pajisje fiskale, nderkohe qe strukturat e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, Sektori Task Force i Drejtorise se Hetimit, dhe Drejtorite e Verifikimit ne terren ne Drejtorite Rajonale Tatimore, vazhdojne kontrollet dhe verifikimet per evidentimin e subjekteve qe nuk jane pajisur me pajisje fiskale. Gjate periudhes 10 mujore jane verifikuar me shume se 19000 subjekte nga te cilat jane evidentuar 6387 subjekte per te cilat jane vendosur gjoba per mospajisje me pajisje fiskale me vlere 424.830.000 lekë.
e.r/NOA