English

Të njohim Spanjën nëpërmjet ushqimit

Tiranë, 10 dhjetor, NOA - Ambasada e Spanjës në Shqipëri hap të hënën ekspozitën “Foodjects: Dizenjo dhe gastronomi e re në Spanjë” . Aktiviteti nis më 13 dhjetor në ora 18.00 në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë ku do të jetë i pranishëm dhe ambasadorit i Spanjës, Manuel Montobbio, dhe drejtuesi i ekspozitës, Martin Azua.

Ekspozita që do të mund të vizitohet deri me 7 janar 2011 në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë, bën pjesë në Vjeshtën Kulturore Spanjolle në Shqipëri 2010 “Nostrum: Mesdheu, nëpërmjet pesë shqisave”.

Kuratorët e ekspozitës thonë se ky aktivitet është një ftesë për ta jetuar Mesdheun më intensivisht, duke hapur dyert e pesë shqisave tona ndaj shijeve dhe aromave të tij, ndaj arteve dhe kulturave, por edhe na fton të reflektojmë mbi vendin që ai zë në imagjinatën tonë kolektive.

Në këtë aktivitet do të paraqitet kuzhina e re spanjolle, e cila njihet si një nga më krijueset dhe surprizueset në botë, sukses ky që është i lidhur me një traditë gastronomike të pasur dhe të ndryshme.

Kuzhina e re ka nevojë për instrumente për tu shprehur dhe paraqitur gjetjet e saj, kuzhinierët dhe dizenjatorët punojnë për të dhënë forma gjellëve, për të vlerësuar ndërthurjet, shijet, kontrastet dhe aromat.

Të ngrënit është kthyer në një eksperincë sensoriale dhe intelektuale ku sensi i humorit dhe surprizat luajnë një rol të rëndësishëm. Surpriza, e cila padyshim do të jetë elementi kryesor i kësaj ekspozite me anë të së cilës do të zbulojmë një formë kuptimi i një gastronomie unike dhe të ndryshme e që nuk do të lëjë indiferent askënd.

Media është e ftuar të mbulojë aktivitetin.

Aktiviteti

“Foodjects: Dizenjo dhe gastronomi e re në Spanjë’

Vedni: Muzeu Historik , Tiranë

Data: 13 dhjetor 2010 – 7 janar 2011

Hyrja gratis

a.k/NOA

KOMENTE