English

Vendim historik, Barcelona tani do të ketë një sponsor

Spanjë, 11 dhjetor NOA - Vendim historik i skuadrës së Barcelonës, ku për herë të parë në 111 vjet të historisë së saj, do të shfaqet një sponsor në fanellën e saj në sezonin e ardhshëm të 2011/12.

Klubi spanjoll ka nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me “Qatar Foundation”, duke arritur një rekord të vërtetë.

Janë plot 30 milionë euro vit, plus bonuset dhe keto fonde financiare do te vazhdojne qe te jepen deri në vitin 2016.

Një shifër e cila ka kaluar të gjitha ato që konsideroheshin më të lartat nga klubet e Bayern Mynih, Real Madrid dhe Manchester United.

r.b/NOA

KOMENTE