English

Wikileaks: Kosova po shkon drejt ndarjes

Londër, 10 dhjetor, NOA-Pas publikimit të dokumenteve diplomatike nga Wikileaks, diplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i tremben kontrollit të pjesës veriore të Kosovës nga Serbia.

Ky lajm bëhet i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Në të nënvizohet se, mesazhet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të publikuara nga Wikileaks, tregojnë se zyrtarë të lartë të Serbisë, privatisht, i kanë thënë Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian se Qeveria e Kosovës kurrë nuk do ta marrë kontrollin e plotë të territorit të kontestuar.

Kjo vjen edhe prej faktit se Serbia nuk e pranon as publikisht njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Një konflikt i ngrirë i mundshëm në pjesën veriore të Kosovës mbetet kërcënimi më i madh për ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Këtë fundjavë, Kosova shkon në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat përbëjnë një moment shumë të rëndësishëm gjatë përpjekjeve të saj për forcimin e pozitave si shtet i pavarur.
a.y/NOA
KOMENTE