Gjirokastër, 11 dhjetor, NOA Update – Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme gjatë në një aksidenti të ndodhur në rrugën Gjirokastër – Tepelenë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për një studente nga Burreli, Altea Balliu, 20 vjeçe e cila udhëtonte në makinën tip “BMW” me targa TR 30 76 T dhe drejtuesin e mjetit Ardian Mamo, 29 vjeç nga lagjia Manalat Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04.50. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mashkullorë. Mendohet se si pasojë e shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe nga përplasja e fortë me murin anësor tër rrugës kanë gjetur vdekjen dy personat.
Forcat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas sinjalizimit. Drejtuesi i mjetit Mamo kishte gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa vajza 20-vjeçare ishte ende në jetë.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia ka bërë dërgimin e menjëhershëm të saj në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës , “Omer Nishani”, me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë.
Por plagët e marra nga përplasja e mjetit e kanë bërë të pamundur shpëtimin e 20 vjeçares. Atlea Balli ka vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e spitalit të Gjirokastrës.
Hetimet e deritanishme të aksidentit vlerësojë se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit.
a.k/NOA