Itali, 11 dhjetor NOA - Mosmarrëveshjet mes Sampdorias dhe Antonio Cassanos do të zgjidhen ditën e hënë pasdite.
Lajmi u njoftua nga kryetari i Komitetit të arbitrazhit pas një dëgjimi, gjatë së cilit janë dëgjuar katër dëshmitarë.
“Pajtimi nuk rezultoi i suksesshëm dhe mbetet vetëm vendimi i arbitrazhit. Më pas u dëgjuan dëshmitarët”, - tha avokati Paul Giuggioli.
Megjithatë ditën e hënë do të jetë një seancë tjetër e re, në të cilët do të jepet dhe vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje.
r.b/NOA