Tiranë, 11 dhjetor, NOA – “Ne përfaqësuesit e komunitetit çam kemi luftuar fort dhe jemi përpjekur për të lançuar çështjen çame si edhe çështje ende të tjera të pazgjidhura në kuadrin e asaj kombëtare”.
Kështu pohoi sot kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU), Shpëtim Idrizi, gjatë një konference të titulluar “Çështja e Çamërisë dhe Sfidat”, duke shtuar se shteti grek ka manipuluar opinionin me studimet e fundit.
Sipas tij, do të ishte vërtet interesante që të realizohej vërtet një ballafaqim me studiuesit grekë, duke shtuar se e vërteta del vetëm prej tyre.
“Por grekët u shmangen ballafaqimeve të këtij lloji”, tha ai.
Për Idrizin, pala shqiptare i zotëron të gjitha kapacitetet për t’u përballur me ata.
Madje ai vijuar më pas duke kërkuar ndihmën e studiuesve të tjerë si ata britanikë dhe amerikanë në kuadrin e zbardhjes sa më mirë të çështjes çame, për ta ridimensionuar dhe ndërkombëtarizuar atë....(vijon)
n.e/NOA