English

Ministria e Pollos, zyrtarët falin 1 pagë mujore për të përmbyturit

Tiranë, 11 dhjetor, NOA - Sot ministri për Inovacionin, Genc Pollo, bashkë me drejtuesit e këtij dikasteri, derdhën në një llogarinë speciale të hapur për të përmbyturit e Shkodrës, kontributet e tyre deri në një pagë mujore.

“Sot përveç kontributit që dhanë anëtarët e qeverisë dhe deputetët e Partisë Demokratike po japim një ndihmë, së toku me bashkëpunëtorët, një aksion që do të vazhdojë edhe javën e ardhshme, për banorët e Shkodrës”, - u shpreh ministri Pollo për mediat.

Sipas tij, “shpresoj që nisma të tilla të ndërmarrin të tëra institucionet, përfshi edhe Bashkinë e Tiranës, e cila në vitet e shkuara në raste të ngjashme, më kujtohet, ka dhuruar në masë të barabartë me bashkinë e Leskovikut”.

n.e/NOA

KOMENTE