Vlorë, 11 dhjetor, NOA/ Gëzim Llojdia - Në 5-vjetorin e Iso-polifonisë në qytetin e Vlorës , prof. dr Vasil Tole iu dha titulli “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”. Krahas Ministrit të MTKRS, Ferdinand Xhaferaj, ishte kryetari i bashkisë sw Vlorës Shpëtim Gjika, i cili i dorëzoi Toles titullin “Mirënjohje e qytetit tw Vlorws”.
Tole ka lindur nw Pwrmet dhe është kompozitor e etnomuzikolog. Shkollën e mesme e ka kryer për violinë, në vitet 1978-1982 pranë shkollës artistike “Tefta Tashko Koço”, në Korçë.
Në periudhën 1983-1987 përfundon Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë, në degën e Kompozicionit dhe pas diplomimit, deri më 1991, punon në qytetin e Përmetit pranë Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri”.
Prej vitit 1991, është pedagog i Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar në Fakultetin e Muzikës pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë.
Më 1994, mbron disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave Etno-muzikore me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”.
Në vitin 1994-1995, kryen specializimin pasuniversitar për Kompozicion në Folkëang Hochschule në Essen-Gjermani, nën drejtimin e Prof. Ëolfgang Hufschmidt dhe, më 1996, bën studime të post-doktoraturës pranë Universitetit të Athinës.
Në vitin 2000, fiton titullin e Mjeshtrit të Kërkimeve, profesor i Asociuar.
Autor i monografisë “Muzika dhe Letërsia”, ONUFRI-1997; “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” + C.D, Tiranë 1998; “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”-I, Sh.B.L.U 1999; “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”, Sh.B.L.U 2000; si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko-shkencor.
Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe veprimtari të tjera mbi muzikën, në vende të ndryshme si në Holandë, Francë, Itali, Austri, Greqi etj.
Veprimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo e cila është luajtur në Shqipëri si dhe në vende të ndryshme: Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi etj.
Ka fituar disa çmime, si atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në Festivalet “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), në “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998) etj. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (2000), anëtar i “Albautorit” (1992), bashkëthemelues i shoqërisë artistike “Elena Gjika”-Përmet (1990), bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së re” (1993), themelues i seksionit shqiptar të “Rilm abstract literature of music”, Neu York-USA (1995), bashkëthemelues dhe antar i kryesisë së seksionit shqiptar të C.I.O.F.F-it, President i Këshillit të Muzikës Shqiptare-anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës-UNESCO, antar i GEMA-s-Germany (1997), antar i SEM-it (1999)-USA, anëtar i IOV-Austri, drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit-Tiranë (1997-1999) etj,.
g.ll/n.e/NOA