Shkodër, 11 Dhjetor 2010 NOA – Turqia po sillet vërtet si vëlla i madh i Shqipërisë në këto ditë të vështira për Shkodrën sepse sërish sot, për të katërtën herë në disa ditë, mbërriti kontingjent i ri ndihmash.
Pas ndihmave ushqimore, logjistike, mjeteve fluturuese, çadrave etj, sot kanë mbërritur kontingjente të tjera në kuadrin e ndihmave të kërkuara nga pala shqiptare pas përmbytjeve që ndodhën në Shqipëri.
Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë i konfirmoi agjencisë NOA se nga Gjysmëhëna së Kuqe e Turqisë iu dorëzuan si ndihma humanitare Kryqit të Kuq Shqiptar 1.000 batanije dhe 150 çadra.
Sakaq, një maune e dytë e Gjysmëhënës së Kuqe Turke në ditët e ardhshme do të sjellë në Shqipëri ushqime, barna dhe pajisje mjekësore. Edhe këto ndihma do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq Shqiptar.
e.r/NOA
Përmbytjet, raportim minutë pas minute