English

Pasqyra e Shtypit, 11 Dhjetor 2010

Tiranë, 11 Dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme listat e reja të publikuara nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit për legalizimin e objekteve informale.

Ato paraqesin edhe strategjinë e re të socialistëve për të vijuar protestat e ndërprera nga përmbytjet. Sikundër gazetat paraqesin dhe dokumentarin e shfaqur dje në TV Klan nga gazetari Blendi Fevziu.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Arrestohet Ivo Sanader”, i cili citon arrestimin e ish-kryeministrit kroat për korrupsion, shoqëruar me artikullin “Sanader, njeriu që ushqente ëndrrën atomike të Berishës”.

“Legalizimet/ Lista e re me 4462 emra”, është një artikull që citon vendimin e fundit të ALUIZNI-t për ndërtimet pa leje.

“Myqyrem Tafaj/ Përmbytjet, nuk ka urdhër për t’u mbajtur para mësuesve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Ndërkaq, në rubrikën ‘kronikë’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Trafikon nga burgu vajzën që njohu në Facebook”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Lista e Aluiznit/ Emrat e 4426 fituesve të rinj të tapive”, i cili tregon listat e reja të publikuara nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Bertina e Big Brother: Do të largohem nga Shqipëria/ Lidhja me Erjonin në një moment kritik”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “I ftohti mbërthen Shkodrën, Rama çon në Kuvend ndryshimet për buxhetin”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Qeveria u jep 287 milionë lekë para zgjedhjeve OJF-ve të PD-së”, i cili tregon vendimin e fundit të qeverisë për lëvrim fondesh ndaj organizatave të shoqërisë civile.

“Liljana Hoxha përgjigje Berishës: Jo e vërtetë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar viteve ’90.

Ndërsa në një artikull tjetër të veçantë në këtë të përditshme, do të lexoni edhe atë me titull “Zef Deda: Më dhimbset Shkodra jeme, jena pa bukë e pa drita, po jo pa humor”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Majko: Dy zgjedhje në një ditë”, i cili tregon detaje nga strategjia e socialistëve të opozitës.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Artan Kristo, dënimi i parë për terrorizëm në Shqipëri”.

Ndërsa çështja e monitorimit nga Brukseli mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Diplomati i Brukselit në Tiranë, Ekzekutivi nën monitorim për 12 kushtet”.

“Qeveria kthen dietat për deputetët” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Berisha: Rama, i aftë të hedhë valle mbi kufoma”, i cili i referohet debatit të bërë dje në grupin parlamentar socialist mbi miratimin e buxhetit 2011.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai që pasqyron Dokumentarin e shfaqur dje në Teatrin e TV Klan, realizuar nga gazetari Blendi Fevziu.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Çudira shqiptare: Vjedh kishën në qendër të Përmetir, hidhet në Vjosë për t’i shpëtuar policisë”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 11 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE