Shkodër, 11 dhjetor, NOA – Uji ka nisur tërheqjen nga zonat e përmbytura në Shkodër. Pas më shumë se 10 ditësh nga nisja e evakuimeve të banorëve dhe përmbytjes së mijëra hektarëve dhe banesave, sot është bërë dhe kthimi i banorëve të parë.
Sipas Shtabit të Emergjencave janë kthyer rreth 2 mijë banorë në zonat ku uji është tërhequr. Behet fjalë për shtëpitë në fshatrat që u prekën më pak nga përmbytjet dhe që janë më larg liqenit.
Sipas drejtuesve të Shtabit të Emergjencës në Shkdoër uji ka nisur tërheqjen edhe nga qyteti. Rreth 500 metra të zonave të përmbytura në qytet tashmë janë të lira nga uji.
Ndërkohë që niveli i ujit ka rënë me rreth 20-40 centimetra lartësi në zona të ndryshme.
Situata e përmbytjes gjatë ditës së sotme paraqitet me 11 820 ha toke nën ujë dhe 4660 banesa të përmbytura.
a.k/NOA