English

Pitt dhe Jolie nuk përjashtojnë mundësinë e fëmijëve të tjerë në familjen e tyre

SHBA, 11 dhjetor NOA - Maddox, 9 vjeç, Pax, 7, Zahara, 5, Shiloh, 4, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 2, nuk mund të jenë të mjaftueshëm.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk e përjashtojnë idenë për të zgjeruar më tej familjen e tyre.

Aktorja, që do të jetë shumë shpejt në Romë Romë së bashku me Johnny Depp për të paraqitur shtypit filmin e fundit “The Tourist”.

“Për momentin nuk mund të them gjë, po asnjëherë nuk do të them jo për një fëmijë”, - pohoi Angelina.

“Jam shumë me fat, kam një karrierë tepër të mirë dhe shumë të angazhuar. Brad është një baba i mrekullueshëm, kur unë isha në xhirimet e filmit, ai më ndihmonte shumë me kujdestarinë e fëmijëve duke i ndihmuar ata dhe në shkollë. Ne nuk punojnë asnjëherë në periudha kohe të njëjta dhe kjo për të vetmen arsye për të mos ndarë familjen”, - përfundoi Jolie.

r.b/NOA

KOMENTE