English

Topalli: Edi Rama, ti je antishqiptar

Shkodër, 11 dhjetor, NOA – Nga Shkodra, qyteti që e rizgjodhi për të katërtën herë si deputete, dhe nga ku po ndjek ditë pas dite situatën e emergjencës pas përmbytjes së së komunave të ndryshme por edhe disa lagjeve në hyrje të qytetit verior, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se jo vetëm shkodranët, por mbarë shqiptarët nuk do t’ia falit shefit të Partisë Socialiste deklaratat e papërgjegjshme sikundër tha ajo të lëshuara në ditët e fatkeqësisë natyrore që ka pllakosur kryeqendrën e veriut. “Nuk është se vetëm shkodranët, por unë mendoj se asnjë shqiptar s’ka për t’ia falur, Edvin Ramës, zgjedhjen e tij më të papërgjegjshme, më imorale, më jo njerëzore, më antishqiptare, që mund të ketë ndodhur në historinë e kombit tonë”.

Zonja Topalli theksoi në prononcimin e saj për mediat se “Vetëm një emër në Shqipëri, vetëm një njeri kërkon që të përdorë këtë situatë për pushtetin e tij politik. Nga protesta në qytetin turistik të Pogradecit, kur Shkodra ishte zhytur në ujë, e deri e paimagjinueshme tek grushtet e degës së Partisë Socialiste këtu në Shkodër, tek mashtrimet, shpifjet e ditëve të mëparshme; kjo është e padëgjuar në historinë e kombit tone, nga një, që mendohet se është shqiptar”, akuzoi kryeparlamentarja Topalli.

Ajo duke e cilësuar rishtas një njeri të pashpirt kryesocialistin Rama, i tha atij se “të kërkosh të gjesh të humbur të tërë, të kërkosh të gjesh raste fatale, pastaj të kërkosh kutinë, të kërkosh karriget e pushtetit mbi mbytjet e një qyteti dhe mbi dhimbjen e mijëra familjeve, mbi humbjen e shumë nga gjëja e gjallë, e humbjes nga çdo gjë që këta familjarëve që kanë humbur shtëpitë don të thotë të jesh antishqiptar”.

mit/NOA
KOMENTE