English

Vrasja e kubanezes, flet shqiptari i dyshuar Leonard Grifsha: Nuk doja t’i merrja jetën

Cuca, Itali 11 Dhjetor 2010 NOA/ Rid Bulku – Leonard Grifsha është autori i vrasjes së 27-vjeçares kubaneze Cala Perez Kaliannys dhe sot ai është arrestuar, duke pranuar autorësinë e krimit që ndodhi të martën në Bagni di Lucca, Itali.

Pas rënies në pranga, i riu shqiptar që ju shihni në foto i cili prej vitesh jeton si emigrant i rregullt në Itali dhe me punë si murator, ka pohuar se ai e vrau të renë kubaneze duke theksuar se gjëja e fundit që donte t’i bvënte asaj, ishte t’i merrte jetën, duke shtuar se gjërat precipituan në një mënyrë të padëshiruar prej tij.

Emigranti nga Shqipëria, 24 vjeçar, tha sot para policisë dhe ekipit të prokurorisë që ndjek hetimet për vrasjen e të martës, se kubanezen e kishte frekuentuar për disa muaj me radhë pasi kishin një lidhje bashkë.

I arrestuar sot në lokalitetin Garfagnana, muratori i ri pohoi se e vrau atë me shtatë plumba pistolete.

“Isha unë ai që qëllova mbi të. Më vjen keq që e vrava ashtu. Më vjen keq. Më vjen vërtet keq...”, - ishin fjalët e të riut shqiptar, duke shtuar se pistoletë e kishte hedhur pas ngjarjes, por pa sqaruar se ku.

Sakaq, hetimi nxori se vrasja erdhi pas mosmarrëveshjesh mes të dyve çka sollën vendimin e të resë kubaneze për t’u ndarë me emigrantin shqiptar.

E ndjera, që në vite kishte jetuar në kampe në Afganistan dhe Gjermani, ka lënë një fëmijë të cilët e kishte me të shoqin e saj, një 53 vjeçar italian me të cilin ishte divorcuar.

Komuniteti kubanez nisi mbledhjen e fondeve për të dërguar në Kubë, trupin e gruas së vrarë, Cala Perez Kaliannys (në foto).

r.b/e.r/NOA

KOMENTE